19:09 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ministri Cakaj takohet me Papa Françeskun

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një takim me Papa Françeskun.

Takimi është zhvilluar sot pasdite, derisa Indeksonline sjellë fotografi ekskluzive nga ky takim.

Kujtojmë, që Cakaj dje ka qenë i ftuar i posaçëm në Komisionin për Integrimin Evropian për të dhënë llogari mbi ecurinë e zhvillimit të procesit të integrim, derisa ka raportuar hollësisht mbi mbarëvajtjen e punëve teknike në procesin e përafrimit të legjislacionit vendor me atë evropian, për përmbushjen e kushteve të domosdoshme për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe zhvillimin e fushatës politike e diplomatike për të bindur vendet anëtare për domosdoshmërinë e një përgjigje pozitive për Shqipërinë në tetor./Indeksonline/