Ministri Damka pret një delegacion nga Turqia

Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, më datë 14 Qershor 2022 realizoi takim me Kryetarin e Komunës së Osmangazit,Mustafa Dündar, Deputeti i AK Partisë nga Bursa, Refik Özen, Deputeti i AK Partisë nga Adana, Ahmet Zenbilci, Deputeti i AK Partisë nga Bursa dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë së Kosovës, Zafer Işık dhe delegacioni që e shoqëronte.
Në takimin që u zhvillua, ministri Damka nënvizoi se Republika e Turqisë, vazhdon ta mbështesë Kosovën në çdo fushë.

Ministri njëkohësisht falënderoi Bashkësinë Metropolitane të Bursës dhe Komunën e Osmangazit për mbështetjen e tyre në kuadër të komunave binjakizuar në Republiken e Kosovës.

Delegacioni Turk ka falënderuar ministrin për mikpritjen e treguar.