75 Mall Live Search
13:24 / E Martë, 09 Maj 2023 / L K

Ministri Damka së bashku me komisionin parlamentar vizituan parlamentin e Sllovenisë

Në kuadër të takimeve zyrtare në Slloveni, Ministri i Zhvillimit Rajonal Ministri Damka së bashku me delegacionin nga Komisioni për Administratë publike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal të Kuvendit, Ambasadori Sadiku, stafi i MZHR-së dhe AZHR Përendim kanë realizuar takim pune me Anëtarët e komisionit për ekonomi dhe anëtarët e komisionit për çështje të Bashkimit Evropian të parlamentit të Sllovenisë, ku u priten nga Kryetarja e Komisionit për Ekonomi Bojana Muršič (PS SD) dhe Kryetari i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian Franc Breznik (PS SDS).

Gjatë takimit Ministri Damka theksoj vizionin e Ministrisë në rrugëtimin e antarësimit në programe të BE-së ku mori edhe zotimin e përfaqësuesve të kuvendit të Sllovenisë. 

Gjithashtu deputetët nga komisioni parlamentar nga Republika e Kosovës z. Valon Ramdadani-kryesues i komisionit dhe deputetët tjerë znj.Fidan Brina JIlta, z.Nijazi Isaku, Isak Shabani  dhe z.Agim Veliu diskutuan së bashku me deputetët nga parlamenti i Sllovenisë.

Temat kryesore të bisedimeve ishin struktura institucionale, legjislacion i zhvillimit rajonal, programet transnacionale-INTERREG si dhe shfrytëzimi i fondeve të kohezionit evropian në Slloveni.