Ministri Damka takon Zëvendësministrin turk të Industrisë dhe Teknologjisë

Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka u takua me Zëvendësministrin e Industrisë dhe Teknologjisë Prof. Dr. Ahmet Yozgatlıgil së Republikës së Turqisë.
Ministri z.Damka, sot më datë 16.05.2024 u takua meë Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Turqisë në Ankara, nw këtëtakim ishte i shoqëruar nga z.Enis Kervan – Deputet dhe Kryetar i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kosovë-Turqi
Në takimin e zhvilluar në një atmosferë miqësore, u diskutua për hapat që do të ndërmerren në fushën e tregtisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
Po ashtu u theksua se tregtia mes dy vendeve është rritur me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për tregtinë e lirë si dhe hartimi i një udhërrëfyesi që duhet ndjekur për të rritur eksportet e Kosovës në Turqi, gjë që do të ishte me përfitim të ndërsjellë.
Temat kryesore të takimit ishin:Marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve,zhvillimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal duke përfshirë trajnime, seminare, projekte të përbashkëta, teknoparkë dhe inovacione shkencore-teknologjike.
Ministria e Industrisë është e gatshme të mbështesë zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, rritja e mbështetjes në fushën e edukimit për lëndë të tilla si kodimi robotik dhe inteligjenca artificiale si dhe transferimi i përvojave të Ministrisë së Industrisë lidhur me zhvillimin rajonal në Kosovë, Sjellja e studentëve nga Kosova në Techno Fest.