19:13 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Ministri Demiri finalizon marrëveshjet me komuna përfituese nga Programi për Zhvillim Rajonal

Ministri i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e Kosovës, Rasim Demiri sot gjatë ditës ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të ndryshëm të komunave të vendit.

Ministri Demiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese Mitrovica Jugore nga Programi për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.

Nga ana e tij, Ministri Demiri e përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët “Rregullimi i tereneve sportive dhe nyjeve sanitare në SMFU Eqrem Qabej”, transmeton Indeksonline.

Ministri Demiri, marrëveshje ka nënshkruar edhe me komunën e Klinës, si përfituese nga Programi për Zhvillim Rajonal.

Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese Klinë nga Programi për Zhvillim Rajonal.

Në këtë komunë do të zbatohet projekti i përbashkët për asfaltimin e rrugëve lokale në fshatrat Dush, Jellovc, Dollovë dhe Grabanicë.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Klinës ka falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Përfituese nga Programi për Zhvillim Rajonal është edhe komuna e Deçanit, ku dhe do të bëhen realizohen projekte për investime kapitale për zhvillimin e turizmit në bjeshkët e këtij vendi.

Marrëveshje është finalizuar edhe me komunën e Mamushës, poashtu përfituese nga Programi për Zhvillim Rajonal.

Ministri Demiri e përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët: Ndërtimi i kanalizimit atmosferik dhe ndërtimi i rrugëve fushore në komunën e Mamushës

Kryetari i komunës së Mamushës ka falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. /Indeksonline/