11:47 / E Premte, 17 Maj 2024 / k.v

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje

Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Jean-Noel Barrot, ka thënë se Franca beson se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës të shkaktojë përçarje ndërmjet shteteve në Këshillin e Evropës, dhe se çështja e anëtarësimit duhet të shqyrtohet më vonë. 

Ai para seancës së Komitetit të Ministrave ka thënë se Franca është një nga anëtarët e Këshillit të Evropës që e njeh Kosovën dhe beson se në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë e KiE-së, raportoi Euronews.

“Megjithatë, Franca beson se në këtë drejtim, Kosova ka një rrugë të caktuar për ta kaluar dhe Franca është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë”, ka theksuar Baro.