Ministri Gashi do ta padisë Lëvizjen FOL, thotë se nuk i ka një milion euro pasuri
Lëvizja FOL ka publikuar sot një raport ku ka treguar 10 zyrtarët më të pasur në Kosovë.
Pjesë listës së 10 zyrtarëve ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi, shkruan Indeksonline.
Sipas raportit thuhej që Gashi kishte pasuri mbi një milion euro.
Rreth këtij raporti ka reaguar, zëvendëskryeministri i cili ka thënë se do ta padisë Lëvizjen FOL.
Gjeni më poshtë të plotë reagimin e ministrit Gashit.
Lëvizja FOL në publikim që ka lansuar sot, paska rritur pasurinë time në më shumë se 1ml euro, gjë e cila nuk është aspak e vërtet.
Përkundrazi më lejoni të ju njoftoj se pasuria ime vetëm se është zvogëluar në tre vitet e fundit.
FOL qëllimshëm ose jo, paska rritur vlerën e letrave me vlerë që unë posedoj.
Por siq mund ta shihni edhe ju, në deklarimin tim të pasurisë të bërē në vitin 2015, vlera e letrave është krejt tjetër.
Unë kam deklaruar dy lloj letra me vlerë në Agjencinë Anti Korrupsion në vitin 2015 me këto vlera: Njëra 15.00 dhe tjetra 145.00.
Ndërsa Lëvizja FOL në publikim e saj këtyre letrave u ka rritur vlerën për më shumë se 1 ml.
Vlerat te ky publikim figurojnë 1.576.007.00
Personalisht do marr të gjitha masat e nevojshme, përfshirë edhe padi, për pavertëtsinë e këtij dokumenti.
Me respekt
D.G
