Ministri Gashi: Palestra në Rahovec mundësi e mirë për zhvillimin e sporteve
Sot edhe zyrtarisht është hapur palestra e sporteve në qytetin e Rahovecit.
Një investim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që është pritur shumë gjatë nga qytetarët e këtij vendi.

Në hapjen zyrtare ka marrë pjesë edhe ministri, Kujtim Gashi i cili ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e sportit.

“Palestra Sportive e Rahovecit sonte po testohet në finalen e kupës së Kosovës në basketboll. Një objekt i bukur e modern i cili u ndërtua me buxhetin e MKRS-së do të jetë edhe një mundësi për zhvillimin e sporteve në komunën e Rahovecit. Urime!”, ka shkruar Kujtim Gashi. /IndeksOnline/

