75 Mall Live Search
14:33 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ministri grek ankohet për mikun Erdogan, Rama i kthehet: Ejvallah!

Në konferencën e përbashkët midis kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm grek Dendias u diskutuan një sërë problemesh që prekin të dy vendet, si minoriteti grek në Shqipëri, çështja e detit apo edhe shqiptarët që punojnë në Greqi.

Gjithashtu, ministri grek iu ankua kryeministrit shqiptar për çështjen e Turqisë, por nuk mori një përgjigje nga kreu i Qeverisë.

“Një tjetër vend i rajonit tonë, që është ende kandidat për BE-në nuk po lëviz në këtë drejtim, madje po lëviz në drejtim të kundërt. I referohem këtu fqinjit tonë Greqisë. Ajo vazhdon të shkelë çdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE, qoftë politike, qoftë ekonomike.

I kam dërguar shkresë Komisionarit të Zgjerimit, duke theksuar se Turqia po shkel unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë”, deklaroi ai.

Në fund të konferencës së shtypit dëgjohet Rama që thotë “faleminderit” në gjuhën greke dhe atë turke “Efkaristo dhe Ejvallah”.