15:42 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / k.v

Ministri Hasani: Asnjë proces i montuar nuk do të mund ta ndal Fatmir Limajn

Pas deklaratave të  kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it Malcolm Simmons, se rasti kundër ish komandantit të UCK-së Fatmir Limaj, liderit të Nisma për Kosovën dhe zëvendëskryeministrit aktual, është i montuar politikisht, ka reaguar ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani.

Ministri Hasani ka thënë se asnjë proces i montuar nuk mund ta ndalë Limajn dhe se urrejtja nuk do të arrijë të fitojë.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani:

Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se shantazhi, lufta e pistë, proceset e montuara nga politika, urrejtja nuk do të arrijnë të fitojnë. Tē tilla procese janë drejtuar shpeshherë ndaj Fatmir Limajt.

Ne kemi besuar që prej fillimit në pafajësinë tënde.

Asnjë proces i montuar nuk mund të të ndalë ty Fatmir Limaj