15:24 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Ministri Hasani: Dua Dritën kampion

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dëshiron që skuadra e Dritës të shpallet Kampion i Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se pret një ndeshje të bukur dhe që në fundt gjilanasit të triumfojnë.

Ky është postimi i tij:

E diel e bukur, me shumë emocione që vetëm futbolli t’i jep.

Sot është një ditë e rëndësishme për futbollin. E Kosovës, sepse përcaktohet kamioni.

Pres një lojë të bukur dhe fer. Pres me gjithë zemër fitoren e qytetit tim.

Duam lojë të bukur, duam Dritën kampion.

 

Temat: