16:11 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ministri Hasani kërkon nga Dogana ndalimin e lodrave të rrezikshme nga tregu aziatik

Prej 15 mostrave të lodrave sa Kosova i ka dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë rezultuar të rrezikshme për përdorim.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili po ashtu bëri të ditur se ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që prioritet ta ketë sigurinë e lodrave, dhe të ndalojë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara.

Pa ndërhyrje njoftimi i Ministrit Hasani:

Prej 15 mostrave të lodrave të cilat i kemi dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë dal të rrezikshme për përdorim. Ne sot kemi marrë analizat përfundimtare nga laboratori “SGS”në Holandë dhe sipas analizave këto mostra janë JO KONFORM me parametrat e përcaktuar në ligjet dhe standardet përkatëse. Menjëherë kemi kërkuar nga Dogana e Kosovës që ta kenë si prioritet të lartë, sigurinë e lodrave dhe të ndalojnë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik që nuk i plotësojnë kriteret.

Siç e përcakton edhe Ligjit nr. 06/L-041 Për Kërkesat Teknike për Produktet dhe Vlerësim të Konformitetit dhe Rregullorja nr.02/2017 Për Sigurinë e Lodrave, të gjitha produktet (lodra) ,të cilat importohen, duhet të jenë të shoqëruara me dosjen teknike e cila përmban:

a) Deklaratën e Konformitetit ( të lëshuar nga prodhuesi),

b) Test raporti ( i lëshuar nga një trup e certifikuar),

c) Etiketën me informatat e nevojshme për përmbajtje dhe përdorim.