12:58 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Ministri Hasani, thotë se do të ketë rritje të pagës minimale në Kosovë

Duke ndihmuar dhe mbrojtur bizneset vendore, kemi mbrojtur dhe jemi kujdesur për punëtorët.

 

Këto tetë muaj, sa jam në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kam vizituar shumë kompani, kam takuar shumë punëtorë me të cilët kemi folur për çdo hall që ata kanë gjatë punës.

 

Kjo më ka shtyrë që të ofroj mbshtetjen time të parezervë për bizneset tona, por do të kërkojmë nga bizneset që të japin llogari para shtetit.

 

Jemi të vetëdijshëm se jo çdo gjë është në rregull, por me punë të përbashkët do të krijojmë trajtim sa më të mirë të punëtorëve në çdo sektor.

 

Ne në Këshillin Ekonomiko-Social jemi dakorduar për nivelin e ri të pagës minimale në Kosovë, që do të jetë një pagë më e dinjitetshme.

 

Me aplikim e pagës minimale 250 euro, do të ulim edhe varfërinë

 

Uroj që Qeveria ta miratojë sa më parë propozimin e ministrit të MPMS, Skender Reçica.

 

Urime, 1 Maji

Temat: