10:18 / E Premte, 01 Qershor 2018 / k.v

Ministri Hasani uron 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka uruar 1 qershorin, ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Hasani është zotuar se si ministër do të punojë që fëmijët të jetojnë në mirëqenie të plotë.

Ai ka publikuar madje fotografi me fëmijët e tij, duke ftuar të gjithë që ta ndërtojnë të ardhmen e Kosovës, duke rritur fëmijë të shëndoshë.

Ky është postimi i plotë i Hasanit në Facebook:

Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Si prind por edhe si ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk do të ndalem kurrë së punuari që fëmijët tanë të jetojnë në mirëqenie të plotë.
Fëmijët janë e sotmja dhe e nesërmja jonë. Do të punoj që fëmijët tanë të rriten në një vend të mirë që ofron mundësi të barabarta për të gjithë.
Nëna, baballarë, gjyshër, motra e vëllezër mos lejoni që fëmijët të braktisin shkollën, të shfrytëzohen për punë ashtu siç shohim shumë raste.
Duke rritur fëmijë të shëndoshë dhe të edukuar ne ndërtojmë të ardhmen e Kosovës.
Andaj, ju ftoj tu ofroni mbrojtje dhe dashuri fëmijëve.
Gëzuar, vogëlushë!” ka shkruar ministri Hasani.

Temat: