11:23 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bytyqi, arsyeton rezultatet e PISA-s, thotë se përdorimi i formave digjitale për herë të parë në shkolla ka ndikuar

Kosova nuk ka shënuar përmirësim të madh në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA, tre vjet pas testit të parë. Madje në disa fusha ka edhe regres.

Në listën midis 79 vendeve të botës, PISA e rangon Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren e vendeve pjesëmarrëse.

Ministri në detyrë i Arsimit i Kosovës, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se duhet pak kohë për t’i analizuar arsyet e rezultatit.

“Kemi rënie pak te shkenca,  në krahasim me 2015-n. Cilat janë arsyet e këtyre rezultateve dhe të rrënies na duhet kohë që t’i analizojmë raportet të secilës shkollë pjesëmarrës dhe secilit nxënës”, tha ai.

“Ne kemi finalizuar një raport te përgjithshëm që brenda javës do ta bëjmë publikimit e këtij raporti”, u shpreh ai.

Bytyqi tha se rënia në shkencë ka ndikuar pra përdorimi në forma digjitale nëpër sholla që ka ndodhur për herë të parë

“Konsideroj një hap i mirë që jemi futur në 2018-n për përdorimin e formave digjitale në shkolla sepse më 2021 të gjitha shtetet do të jenë të obliguara të përdorin këtë metodë”, tha ai.