16:17 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ministri i Arsimit Ramë Likaj: Situata në shkolla është nën kontroll

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka thënë se ka disa raste ku janë diagnostikuar edhe mësimdhënësit edhe nxënësit nga IKSHPK, natyrisht se janë skenarët e përgatitur dhe varësisht prej situatës që ka qenë me pandeminë janë rekomanduar edhe skenarët, disa prej shkollave kanë kaluar në mësimin online për 14 ditë.

“Gjendja e tyre është duke u vëzhguar nga stafi mjekësor i komunave përkatëse, njëkohësisht edhe IKSHPK është vazhdimisht duke e observuar dhe gjithçka momentalisht është nën kontroll”, tha Likaj.

Ai shpreson se nuk do të ketë rritje të rasteve, sepse deri më tani  ka pasur një mbarëvajtje shumë të mirë të procesit mësimor.

“I kemi edhe dy ditë që parashihen pak a shumë më të vështira, në qoftë se edhe këto dy ditë, do të thotë sot dhe nesër i kalojmë me sukses atëherë besojmë që kemi një fillim shumë të mbarë të vitit shkollor”, tha ai.

Këto komente ministri Likaj i bëri me rastin ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Volontari nel Mondo-RTM “Aleanca Për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë” nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi.