Ministri i arsimit: S’kam kërkuar të mbyllen universitetet publike por të riorganizohen
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se lajmi për mbylljen e Universiteteve Publike është keqinterpretuar nga mediat.
Këtë ai e ka thënë gjatë raportimi të tij para Komisionit për Arsim, duke shtuar se nuk do të ketë mbyllje të Universiteteve, por ka kërkuar riorganizim.
“Nuk do të ketë mbyllje të universiteteve, kjo qenka keqinterpretim nga mediat. Unë kam kërkuar që të riorganizohen këto universitete me staf e me programe e jo të shuhen”, ka thënë ai.
Në mbledhjen e këtij komisioni është bërë shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjen Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (SPARK) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica./Indeksonline/