17:31 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë niset për në Liban, diskutohet për fëmijët shqiptarë në kapet e Sirisë

Ministri  i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj është nisur për një vizitë zyrtare në Liban, ku do të takohet me homologun e tij, Mohammad Fahmi në Liban.

Vizita e Lleshat bëhet pas protestave të familjarëve dhe shoqërisë civile që kërkuan kthimin e të vegjëlve të mbetur në zonat e luftës, sidomos ata në kampet e Sirisë.

Alvin Berisha ishte rasti që bëri bujë nëntorin e kaluar. Djaloshi shqiptar ishte prej vitesh në kampin sirian e rasti i tij u përhap në media, gjë që bëri lëvizjen e autoriteteve për të sjellë të voglin në Shqipëri.

Në kampet e Sirisë gjenden qindra fëmijë shqiptarë që kanë mbetur të izoluar në zonat e luftës. Ata janë larguar së bashku me familjarët e tyre që janë nisur për të luftuar, por pas humbjes së prindërve, shumë prej tyre kanë mbetur vetëm.