15:43 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministri i Drejtësisë i bën thirrje institucioneve që t’i jepet dënimi i merituar burrit në Kamenicë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është shqetësuar nga ngarja e rëndë e vrajses në Kamenicë, ku dyshohet se burri e vrau gruan e tij më shufër metalike.

Ai i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të japin dënimin e merituar për këtë rast tragjik dhe së bashku me institucionet e sigurisë t’i trajtojnë çdoherë me urgjencë rastet e dhunës në familje, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Shqetësuese ngjarja e rëndë e vrasjes së qytetarës nga bashkëshorti në Dardanë. Ngushëllime të thella familjes së të ndjerës. Me këtë rast, iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të japin dënimin e merituar për këtë rast tragjik dhe së bashku me institucionet e sigurisë t’i trajtojnë çdoherë me urgjencë rastet e dhunës në familje. Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave janë të papranueshme, në kundërshtim me të drejtat bazike të njeriut dhe si të tilla nuk do të tolerohen.