Ministri i Drejtësisë: Kur e kam emëruar Enis Qerkën, s’ka pasur aktakuzë e as sot s’ka

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi i pyetur nga deputetët e Vetëvendosjes për emërimin e këshilltarit të tij Enis Qerka, e i cili ishte i dyshuar se është kapur me 113 kilogramë drogë, ka thënë se në momentin kur është bërë emërimi i tij, nuk ka pasur e as nuk ka aktakuzë ndaj tij, raporton IndeksOnline.
“Lirimi është bërë me marrëveshje e kam liruar pas raportimit të medieve është e vërtet por në kohën kur është emëruar nuk ka pasur e as nuk ka aktakuzë”, tha Selimi para deputetëve. Ai tutje ka thënë se etikë është që të mos ngarkohet ministri nëse nuk ka aktakuzë, dhe se forma e akuzave që bëhen ndaj tij janë etik e mbrapshtë. Sipas tij nuk paraqet asnjë problem nëse përmirësohesh nga medie e na shoqëria civile dhe se ai që me marrjen e mandatit gjithmonë ka qenë i gatshëm për bashkëpunim.
Selimi, ndërkaq ka akuzuar partinë e Kurtit se ajo bën politikë ditore e jo shtetërore.