75 Mall Live Search
11:36 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministri i financave tregon pse nuk do të ketë pako afatgjate

Ministri në detyrë  i Financave Besnik Bislimi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin në detyrë Albin Kurti ka thënë se këto masa të ndërmarra nga Qeveria janë në tejkalimin e situatës aktuale. Sipas tij askush nuk mundet të bëj përllogaritje të sakta të humbjen që do të kemi në ekonomi, për shkak se nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë, transmeton IndeksOnline.

Ministri i Financave tha tutje  se me masat që janë ndërmarrë për të përballuar pandeminë kanë shkaktuar një rënie të menjëhershme dhe të madhe të aktivitetit ekonomike, e cila pastaj menjëherë ndikon në rënie të të hyrave buxhetore.

“Por kjo rënie e të ardhurave pastaj krijon presion për më shumë shpenzime. Rrjedhimisht kur flasim për pakon dhe vlerën e pakos nuk duhet të shihet vetëm shuma të cilën e kemi alokuar. 189.6 milionë euro por edhe pjesën tjetër që reflektohet në rënien të hyrave buxhetore.

Parashikimet që po bëhen për impaktin në ekonomik janë se askush nuk mundet me e ditë saka më zgjatë kriza”, tha Bislimi.

Në nj situatë të tillë, sipas Bislimit nuk është e logjikshme të përpilohet pako afatgjate.

“Rrjedhimisht nuk ka logjikë me përpilu pako afatgjatë kur nuk e dimë sa do të jetë dëmi ekonomik dhe dëmi mund të jetë 1%,2,3,4,5 varësisht se a zgjatë kriza me javë apo me muaj. Se a ka mjete të mjaftueshme ne duhet me u kujdes që këtë fazë të përkohshme me tejkalua me humbje sa më të vogla, për këtë gjeneratë dhe të ardhshmen”, theksoi Bislimi .