75 Mall Live Search
23:11 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / F.R

Ministri i Jashtëm gjerman javën e ardhshme në Ballkan, pritet të vizitojë edhe Kosovën

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, pritet të vizitojë javën e ardhshme të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të Berlinit për rrugën e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Vizita e tij nis të dielën në Bosnje dhe Hercegovinë, për të vazhduar më pas në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi. Të martën pasdite, më 18 nëntor 2025, Wadephul do të mbërrijë në Kosovë, ku pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me ushtarët gjermanë të KFOR-it.

Turneu do të përmbyllet të mërkurën në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, ky udhëtim është pjesë e angazhimit të Gjermanisë për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian, për të cilën Berlini mbetet i përkushtuar.