75 Mall Live Search
15:03 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ministri i Jashtëm grek ultimatum Prokurorisë shqiptare: Zbardheni sa më shpejt këtë vrasje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare përshpejtimin e zbardhjes së vrasjes së Kostandin Kacifas.

Në kërkesën e tij, Dendias ka theksuar kriterin e artikuluar edhe më herët nga ish-kryeministri Alexis Tsipras, si edhe nga pasuesi i tij, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të përkrahë rrugën e integrimit të Shqipërisë, vetëm nëse respektohen të drejtat e minoritarëve.

Në prag të zhvillimit të përvitshëm të festës së Greqisë më 28 tetor 2018, të shtëna me armë tronditën zonën. Shërbimet e Policisë, të stacionuara në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës, identifikuan se personi që kishte qëlluar ishte Kacifa, i cili hapi zjarr ndaj efektivë sapo pa që po afroheshin në drejtim të tij.

Policia rrethoi zonën ku përsëri Kacifas ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve që po e ndiqnin. 35-vjeçari  u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër, shkoi dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale të RENEA-s nga Tirana, që bënë të mundur edhe lokalizimin e autorit, që pasi nuk iu pergjigj thirrjes për t’u dorëzuar, mbeti i vrarë  pas një shkëmbimi zjarri.