75 Mall Live Search
16:58 / E Enjte, 19 Dhjetor 2024 / Z S

Ministri i Jashtëm i Polonisë viziton Shqipërinë, pritet në takim nga Begaj, temë edhe Kosova

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosłaë Sikorski, ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë.

Ai është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në institucionin e Kreut të Shtetit.

Përmes një njoftimi, Presidenca bën të ditur se kjo vizitë vjen para se Polonia të marrë Presidencën e BE-së në janar të vitit të ardhshëm.

Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit Presidenti i kërkoi Ministrit të Jashtëm polak mbështetje për rritjen e njohjeve të Kosovës dhe pranim e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare./Indeksonline/