Ministri i Jashtëm i Tanzanisë arrin në Kosovë

Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë arrin ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.
Ministri Thabit Kombo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.

“Në orën 16:30, Presidentja Osmani pret në takim Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete./IndeksOnline/