75 Mall Live Search
12:19 / E Premte, 18 Mars 2022 / OSH

Ministri i Jashtëm i Ukrainës flet me Borell për sanksionet e reja kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se ka biseduar për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të premten.

“Ne diskutuam përgatitjen e paketës së 5-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”, tha Kuleba në Twitter.

BE-ja zbatoi një raund të katërt sanksionesh më 9 mars, i cili përfshinte shënjestrimin e 160 oligarkëve të tjerë, politikanëve rusë dhe tre bankave bjelloruse.

“Presioni do të vazhdojë të rritet për aq kohë sa nevojitet për të ndaluar barbarizmin rus”, tha Kuleba. Sipas postimit të tij, të dy zyrtarët biseduan edhe për masat për të ndihmuar refugjatët ukrainas që ikin në BE.