Ministri i Jashtëm iranian: SHBA dhe Izraeli ‘hodhën në erë’ diplomacinë

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u shpreh se Izraeli ashtu edhe SHBA-ja vendosën ta “hedhin në erë” diplomacinë.
Në një postim në X, ministri i Jashtëm iranian thotë se gjatë negociatave të javës së kaluar me SHBA-në, “Izraeli vendosi ta prishë atë diplomaci”.
E njëjta gjë ndodhi, thotë ai, gjatë bisedimeve me zyrtarët evropianë, por “SHBA-të vendosën ta hidhnin në erë atë diplomaci”.
Ai pyet: “Çfarë përfundimesh do të nxirrnit?”
Araghchi shtoi se: “Për Britaninë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, është Irani ai që duhet të ‘kthehet’ në tryezën e bisedimeve. Por si mund të kthehet Irani në diçka që nuk e ka lënë kurrë, e lëre më ta hedhë në erë?”