10:48 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ministri i Jashtëm Pacolli, merr pjesë në Konferencën e 38-t të ministrave të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po merr pjesë në Konferencën e 38-të të ministrave të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Ndërkohë, ne margjinat e kësaj konference janë parapare të zhvillohen edhe shumë takime bilaterale midis ministrave te jashtëm të hapësirës frankofone. Kosova u anëtarësua për herë të pare në Frankofoni si anëtare vëzhguese në vitin 2014, ndërsa në tetor te vitit të kaluar iu ngrit statusi në anëtar të asociuar.

Që nga anëtarësimi i Kosovës si anëtar vëzhgues në vitin 2014 në Samitin e Frankofonisë në Dakar, Kosova ka bërë përpjekje të shumta për promovimin e gjuhës frënge dhe Frankofonisë. Bashkëpunime të reja dhe të rëndësishme janë krijuar në nivel universitar, sidomos pas anëtarësimit të Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare Frankofone.

Më tej, Kuvendi i Kosovës i është bashkuar vitin e kaluar Asamblesë Parlamentare Frankofone, gjë që do kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet deputetëve kosovarë dhe deputetëve të vendeve tjera frankofone në çështje të interesit të përbashkët për rajonin tonë, siç janë zhvillimi dhe promovimi i vlerave të demokracisë, paqes dhe diversitetit kulturor e linguistik.