75 Mall Live Search
16:57 / E Martë, 27 Tetor 2020 / Blerim

Ministri i jashtëm rus futet në karantinë

Për shkak të dyshimit se është infektuar me virusin korona, ministri i jashtëm rus është vetëizoluar.

Mediat e huaja, shkruajnë se Sergey Lavrov është future në karantinë, pasi i njëjti kishte pasur kontakt me një person, i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Indeksonline.

Ministri për këtë arsye ka shtyer të gjitha takimet që kishte planifikuar.

Ndryshe, Lavrov dje ishte për një vizitë zyrtare në Greqi. /Indeksonline