75 Mall Live Search
12:08 / E Hënë, 28 Mars 2022 / MSH

Ministri i jashtëm rus thotë se takimi Zelensky-Putin nuk do të ishte produktiv

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se një takim i tanishëm mes Volodymyr Zelenskyt dhe Vladimir Putinit nuk do të ishte fare produktiv.

Lavrov megjithatë shtoi se çdo takim midis dy liderëve duhet të ndodhë, pasi të dy palët të jenë më afër marrëveshjes për çështjet kryesore.

Në bisedimet e ardhshme midis Ukrainës dhe Rusisë në Turqi, Lavrov shton se do të dëshironte që negociatat “të ishin të frytshme”.

Nërkohë, të dy palet do të takohen këtë javë në Stamboll, për të vazhduar dialogun, me krizën në Ukrainë që vazhdon të thellohet dita ditës.