75 Mall Live Search
10:46 / E Diele, 30 Janar 2022 / LB

Ministri i Jashtëm serb e sheh të vështirë vazhdimin e dialogut me Kurtin në krye të Qeverisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, e sheh të vështire vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi për sa kohë që në krye të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti.

ka thënë se me shumë gjasë nuk do të ketë vazhdim të dialogut Kosovë – Serbi derisa në krye të Qeverisë së Kosovës të jetë Albin Kurti.

“Qëndrimi ynë dhe ajo që nuk ndryshon është se ne jemi gjithmonë të gatshëm të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë, por ne e kemi të qartë se që prej kur Kurti është në Prishtinë nuk ka pasur dialog dhe mund të mos ketë përderisa ai vendos”, tha Selakoviq për RTS, transmeton Indeksonline.

Ai theksoi se Beogradi është i përkushtuar për dialog, se ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

Ai thotë se Serbia do të jetë një fqinj i mirë që do të përpiqet të zhvillojë marrëdhënie të mira, të përqendrohet në pikat ku kemi të njëjtat pikëpamje dhe interesa të përbashkëta.

Të dërguarit evropianë dhe amerikanë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme.

Tema qendrore do të jetë çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.