22:59 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Ministri i jashtëm shqiptar: Shqipëria do të krijoj Task Forcë për përforcimin e pozitës së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka thënë se situatën në këtë ministri e ka marr mes rezultateve të  ish-ministrit Ditmir Bushati dhe planeve të tij për të lëvizur disa gjëra.

Ai ka theksuar në ‘Opinion’ se Bushati praktikisht është dashur të filloj nga situata kur politika e jashtme e Shqipërisë ka qenë amorfe dhe organizimi nuk ka qenë në nivel dhe se nuk e paragjykon atë, transmeton Indeksonline.

“Nuk vije në pikëpyetje puna e Bushatit, unë e mora ministrinë në stad kur diplomacia ka qenë në kuotën më të lartë, e Bushati arriti suksesin më të madh në këtë ministri”, tha Cakaj.

i pyetur pse Rama e zgjodhi në këtë post, ai thotë se nuk kam qenë pjesë aktive e politikës e partive atëkohë, por mori anën e partisë së Ramës sepse ka treguar shembullin si partia rigjenerohet.

“Unë si zvmnistër kam qenë përgjegjës për tri procese relevante në ministri dhe kjo gjatë kësaj periudhe kryeministri ka forcuar besimin se kam aftësitë e domosdoshme organizative sepse kam kryer një punë të rëndësishme për Shqipërinë. Sa i përket moshës, e para mosha e re nuk është as disavantazh politik, Shqipëria ka pas kryeministra të një moshe pikërisht sa unë, presidenti i një vendi në rajon është të një moshe sa unë, kancelarja e Austrisë po ashtu. Ekziston një prirje në Evrope përforcimin e prijësve të rinj, e në Shqipëri ka arsye të dyfishta për të ndodh një gjë e tillë. Shqipëria pas Kosovës është vendi më i ri në Ballkan, e vendet tjera kanë moshë më të madhe mesatare. Unë reflektoj mesataren e popullsisë së Shqipërisë e që është edhe qëllim i qeverisë Rama. Është e pavërtetë që Rama më ka emëruar në këtë pozitë sepse bashkëjetoj me të bijën e dikujt të afërt të tij, e me ata që kanë publikuar këto gënjeshtra do të ballafaqohem në gjykatë. Kjo është gënjeshtër sepse vjen nga armikët e armikut, sepse korrespondon me një iniciative që e kemi marr unë e Rama në ministri me të cilën jo çdokush mund t punoj, si është lufta kundër nepotizmin”, ka shtuar Cakaj, duke mohuar se është në lidhje dhe se jeton me dikë.

Duke folur për presidentin e Shqipërisë, Cakaj ka thënë se shpreh konsideratë të plotë për të dhe se shembullin e fundit të bashkëpunimit të suksesshëm e kanë pasur sot me emërimin e ambasadorit të ri në Spanjë.

Ai tha se sa ishte zëvendësministër e ka takuar shumë shpesh presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kurse nga janari që u emërua ushtrues detyre i ministrit, nuk e ka takuar më asnjëherë presidentin.

Cakaj dha edhe një lajm ekskluziv në këtë emision, duke thënë se Shqipëria do të krijoj një task forcë për forcimin e Kosovës.

“Komunikoj se MEPJ do të ngrej Task Force për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës me diplomatet më të kualifikuar nga Kosova dhe Shqipëria. Shumë shpejt do të ketë ambasada për përdorim të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Do të vazhdojë planifikimi për hapjen e konsullatave të përbashkëta. Do të ketë përfshirje të mundësive të këmbimit të stafit profesional në ministri dhe staf diplomatik. Do të ketë gjithashtu edhe një kalendar të përbashkët të artikuluar nga Ministria e punëve të jashtme të Kosovës dhe Ministrisë së punëve të jashtme të Shqipërisë. /Indeksonline/