75 Mall Live Search
15:49 / E Hënë, 07 Mars 2022 / LB

Ministri i Jashtëm ukrainas kërkon më shumë armë dhe avionë luftarakë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Ani pse takimi mes ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe atij rus Sergei Lavrov është paralajmëruar se do të mbahet në Ankara të Turqisë të enjten e ardhshme, ukrainasit nuk presin ndonjë rezultat prej tij.

Vet ministri i Jashtëm ukrainas ka kërkuar ashpërsim të sanksioneve ndaj Rusisë dhe më shumë armë për Ukrainën.

“Agresioni rus është i ndryshëm nga të gjitha luftërat e tjera të këtij shekulli. Shkalla dhe ideologjia çnjerëzore pas saj të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore. Veprimet për ta luftuar atë duhet të jenë relevante. Sanksione më të rënda ndaj Rusisë; më shumë armë, duke përfshirë avionë luftarakë për mbrojtjen ajrore për Ukrainën”, ka shkruar ai në Twitter ndërsa shkrimin e ka ilustruar me një fotografi që pasqyron tmerrin që po përjetojnë civilët nga bombardimet e forcave ruse.