75 Mall Live Search
10:28 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / Z S

Ministri i Kulturës i Bullgarisë viziton Kosovën

Ministri i Kulturës i Bullgarisë, Nayden Todorov, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizite ai do të zhvillojë një takim me ministrin e Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku.

Po ashtu është bërë e ditur se do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëprodhimit në kinematografi Kosovë-Bullgari.

Takimi nis nga ora 12:15./Indeksonline/