75 Mall Live Search
09:05 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / Z S

Ministri i Kurtit përfundon në pranga, dyshohet për sulm

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe i biri Fuat Damka kanë përfunduar në prangat e policisë, ditën e djeshme.

Të dytë dyshohen për dy vepra penale, “Sulm” dhe “Kanosje”.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përmes zëdhënësit Shaqir Bytyçi, derisa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

“Dje më 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje” dhe “Sulm” , policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si edhe jane mbledhur edhe prova dhe dëshmi të tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, tha Bytyçi.