75 Mall Live Search
15:26 / E Martë, 29 Qershor 2021 / OSH

Ministri i MAPL-së priti në takim Zëvendës Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasnqi priti në takim Tankut Soykan, Zëvendës Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës dhe Zyrtaren e Projektit ROMACTED, Sakibe Jashari.

Takimi kishte theks njoftues për fazën e dytë të projektit ROMACTED II si dhe vazhdimin e koordinimit të aktiviteteve të deritanishme mes MAPL dhe Këshillit të Evropës.

Të dy palët kanë biseduar për projekte të reja bashkëpunimi sidomos në angazhimin dhe ngritjen e vetëdijësimit të autoriteteve lokale në krijimin e politikave dhe veprimeve të qëndrueshme me theks të vecantë në fuqizimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Krasniqi dhe Soykan u pajtuan që duhet të punohet më shumë në nivel lokal për gjithëpërfshirje si dhe në ofrimin e shërbimeve në nivel lokal ndaj komuniteteve të cënueshme.