15:09 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni deklaron pasurinë e tij për AKK

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka bërë deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK).

Ministri Quni, në pronësi të përbashkët ka deklaruar një shtëpi prej 240 m2, të blerë në vitin 2009, në vlerë 200,000.00 euro, shkruan IndeksOnline.

Në pronësi të përbashkët ai ka deklaruar edhe një banesë në vlerë prej 160,000.00 euro e cila posedon 160.00 m2, derisa si trashëgimi ka oborr në vlerë 12,000.00 euro.

Një makinë e ka deklaruar në emër të bashkëshortes, e cila është blerë në vitin 2019.

Tutje, Quni ka deklaruar edhe paratë e mbajtura në institucionet financiare. /IndeksOnline/