75 Mall Live Search
20:32 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / Gj. Sh

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj viziton ekipin e xhudos së Kosovës, vishet me rroba të xhudos

Ministri i mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, sot ka vizituar ekipin e xhudos së Kosovës, ku është pritur nga trajneri i njohur Driton Kuka.

Ai e ka uruar ekipin e zhudos për medaljet e fituara dhe sukseset e treguara në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë.

Ai ka veshur edhe rrobat e xhudos dhe ka thënë se u ndje mire në mesin e kampionëve të xhudos.

‘’Sot vizitova trajnerin e xhudos, Driton Toni Kuka dhe ekipin e tij, të cilët i urova për medaljet e fituara dhe për sukseset e treguara në Lojërat Mesdhetare në Xhudo. Si një ish-xhudist e ndjej veten shumë mirë në mes kampionëve të shumëfishtë të xhudos.’’, ka shkruar Mehaj në Facebook, transmeton Indeksonline.

‘’Përfaqësimi më dinjitoz i Republikës së Kosovës, bëhet nga sportistët e saj, në veçanti nga xhudistët. Për krejt këtë sukses dhe për rangimin e Kosovës në krye të garave ndërkombëtare, Toni dhe ekipa e tij meritojnë falënderime pafund.

Ne jemi duke punuar së bashku me Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, që të kemi konceptin e sportit luftarak edhe në ushtrinë e Republikës së Kosovës.’’, ka shtuar Mehaj.

Në anën tjetër trajneri Driton Kuka, ka falënderuar ministrin Mehaj për vizitën dhe ka thënë se ka respekt për të pasi vjen nga një familje me traditë të xhudos dhe i cili edhe vet ka stërvit xhudo kohë të gjatë.

‘’Ekipi u kthye nga Lojërat Mesdhetare dhe po vazhdojmë tutje me punë

Sonte patëm vizitë të befasishme Ministrin   e Mbrojtjes Z.Mehaj që vjen nga një familje me traditë të xhudos dhe i cili edhe vet ka stërvit xhudo kohë të gjatë.

Babai i tij Kadri Mehaj ishte xhudist i dalluar dhe trajner i xhudos, për të cilin kam respekt të jashtëzakonshëm!

Ekipi Elitar së shpejti presim të bahet pjesë e forcave të sigurisë qoftë ushtri apo polici si pjesë e projektit’’, ka shkruar Kuka./Indeksonline/