75 Mall Live Search
22:01 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ministri i Mbrojtjes deklaron disa toka si pasuri të paluajtshme, por këto janë të hyrat vjetore të tij

Ministri i Mbrojtjes i cili gjithashtu mban dhe pozitën e nënkryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rrustem Berisha ka deklaruar pasurinë e tij në AKK.

Si pasuri të paluajtshme ministri Berisha ka deklaruar tokë punuese, tokë shtëpi, tokë bujqësore, livadh, arë e stan të drurit, secila prej tyre në vlerë mijëra euro.

Por në të gjitha këto deklarime të pasurisë së paluajtshme pronësia figuronte të jetë e përbashkët.

E si pasuri të luajtshme ministri i Mbrojtjes ka deklaruar pajisje bujqësore në vlerë 20 mijë euro si dhe një veturë ‘Touran’ që është në pronësi të bashkëshortes me vlerë 7 mijë e 500 euro, transmeton Indeksonline.

Ministri i Berisha ka deklaruar poashtu edhe para të gatshme të mbajtura në institucione financiare.

Në bankën NLB, Berisha ka 273 euro kurse në BKT ka 1 mijë e 788 euro.

Por deklaruesi, që në këtë rast është ministri Berisha ka edhe detyrime financiare e që shumica prej tyre janë në vlerë mijëra euro.

Nga paga vjetore e Qeverisë së Kosovës, Berisha merr 23 mijë e 148 euro, pension vjetor nga FSK 5 mijë e 736 euro si dhe mëditje 746 euro.

Por gjithashtu bashkëshortja e ministrit Berisha është pjesë e Prokurorisë së Shtetit nga ku të hyrat vjetore i ka 2 mijë e 912 euro./Indeksonline/

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2019/Qeveria/Ministria%20e%20Mbrojtjes/Rrustem%20Berisha.pdf