Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës i bën thirrje popullit të kap armët: Mjafton të keni një pasaportë ukrainase!

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, i ka bërë thirrjet popullit të kap armët në luftën kundër Rusisë.
Reznikov ka thënë se i madh e i vogël duhet të ndihmojnë shtetin e tyre në luftën kundër Rusisë.

“I bëj thirrje popullit që të regjistrohet në njësitë e mbrojtjes territoriale të vendit. Mjafton të keni një pasaportë ukrainase për të marrë armën dhe për tu regjistruar për luftë. Armiku po sulmon, por ushtria jonë është e pathyeshme”, tha ministri Reznikov./Indeksonline/