75 Mall Live Search
13:19 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / F.R

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës: Të gjitha forcat e armatosura në gatishmëri

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës ka ka urdhëruar aktivizimin e menjëhershëm të të gjitha forcave ushtarake në vend.

Duke folur në spanjisht në një video-mesazh, Vladimir Padrino López bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë “agresionit më të keq” ndonjëherë kundër Venezuelës, duke shtuar se vendi po vepronte sipas “urdhrave të Maduro-s” që të gjitha forcat e armatosura do të vendoseshin në gatishmëri.

“Na sulmuan, por nuk do të na nënshtroni,” tha ministri i mbrojtjes.