17:52 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / AR

Ministri i Mbrojtjes krahas Zelensky, ka një këshillë për pushtuesit

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka publikuar në Facebook një fotografi krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ai thotë se janë orë jashtëzakonisht të vështira por se gjithçka do të kalojë, raporton Indeksonline.

Reznikov shkruan se Ukraina do të fitojë andaj këshillon pushtuesit rus që të shkojnë në shtëpi, para se të jetë vonë.