Ministri i Mbrojtjes paralajmëron paisjen e FSK-së me mjete të rënda ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të paiset me mjete të rënda ushtarake, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se së shpejti në Kosovë do të arrijnë disa automjete të blinduara taktike.
Mehaj tha se njëri ndër objektivat e tij është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit.
Postimi:
Së shpejti këto automjete të blinduara taktike, të kompletuara me platformën e integruar të armatimit dhe pajisjet e nevojshme për përmbushjen e misionit, do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve tona ushtarake.
Një ndër objektivat e mi operacional afatshkurtër është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit.
Karakteristikat e larta teknike dhe taktike dhe lëvizshmëria e jashtëzakonshme e tyre, siguron mbrojtje shumë të lartë balistike, ndaj minave si dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës dhe vëllim të brendshëm.
Bazuar në doktrinën tonë të operacioneve këto automjete sigurojnë performancë të jashtëzakonshme në gamë të gjerë të terreneve sfiduese dhe kushteve klimatike.