75 Mall Live Search
16:36 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / Z S

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë nesër në Kosovë, do të takohet me Maqedoncin

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ai do të pritet në takim nga Ministri Ejup Maqedonci.

Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 14:00./Indeksonline/