20:07 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ministri më i pasur i AKR-së, aksionar në kompani të ndryshme e pronar i shumë hektarëve të tokës

Përgjatë vitit 2018, Ekrem Mustafa u emërua Ministër i Punëve të Brendshme.

E muaj më parë, Mustafa ka bërë deklarimin e pasurisë së tij në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Shtëpia në fshat e ministrit, kap shumën e 70,000.00 eurove e cila është deklaruar si trashëgimi që nga viti 1972.

Nga kursimet, ministri Mustafa ka të deklaruar një lokal në vlerë prej 130,000.00 euro, shkruan Indeksonline.

Banesa e të parit të MPB-së prej 110,00 m² kushton 90,000.00 euro.

10,000.00 m² tokë ndërtimi si trashëgimi kapin vlerën e 1,500,000.00 euro. Një objekt tjetër afarist i Mustafës kushton 260,000.00 euro.

Pasuria e Mustafës nuk mbaron me kaq, ai është edhe pronar i një banese të kontraktuar për ndërtim prej 180.00 m² me vlerë 130,000.00 euro.

Poashtu, toka bujqësore e deklaruar nga ata e tij prej 14,000.00 euro si trashëgimi që nga viti 1986 kushton hiç më pak se 210,000.00 euro.

Vetura e tipit “Toyota”, i ka kushtuar Mustafës 10,000.00 euro.

Ministri i cili vie nga radhët e AKR-së, posedon aksione në disa shoqëri komerciale, si në SH.P.K “Kompakt”, kapitali i së cilës kap shumen prej 250,000.00 euro, pastaj në N.T.P “K.H.L”, në “Kospharm” SH.P.K, si dhe në N.T.P “KOSOIL”.

Për Agjencionin Kundër Korrupsionit, Mustafa i ka deklaruar edhe paratë e gatshme, të mbajtura në institucionet financiare si dhe detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik. /Indeksonline/