Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, nis mandatin e dytë

Sot, pas marrjes së mandatit nga Kuvendi i Kosovës, Ministri Skender Reçica, nisi punën në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ministri mbajti një takim me stafin menaxhues të MPMS-së, për të identifikuar sfidat që e presin këtë dikaster dhe për të rikthyer MPMS-në në mandatin e saj që kishte. Ministri Reçica falënderoi stafin për punën e bërë gjatë pandemisë COVID 19, si edhe për angazhimin e tyre në implementimin e masave financiare.
Ministri Reçica theksoi se duhet vazhduar projektet e filluara në të mirë të qytetarëve, për tejkalimin e situatës, vazhdimin e projekteve të filluara në mandatin e kaluar, si edhe angazhime të tjera për ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi.