09:03 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri i Punëve të Brendshme i frikësuar për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se çdo kërkesë për pranimin e Republikës së Kosovës në Interpol është politizim i kësaj organizate profesionale policore.

Sipas tij, pranimi i mundshëm do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Do të ishte një precedent që është në kundërshtim me rregullat e Interpolit të cilat në mënyrë strikte dhe pa mëdyshje parashikojnë se vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit e OKB-së mund të jenë anëtarë të Interpolit”, është shprehur ai.

Nëse Kosova do anëtarësohet në Interpol, sefi i MPB-së serbe thotë se,  do të jetë thjesht një vendim politik i cili nuk është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat do të jenë të dëmshme jo vetëm për Serbinë por për të gjitha vendet anëtare të botës. /Indeksonline/