13:07 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministri i Shëndetësisë i Pakistanit – pozitiv me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë i Pakistanit, dr. Zafar Mirza tha sot se ai ishte testuar për koronavirusin dhe ka dalë pozitiv.

Ndihmësi i tij tha se ai kishte simptoma të buta dhe se po merrte të gjitha masat paraprake, e tashmë është izoluar në shtëpi.

Të premten, ministri i Jashtëm Shah Mehmood Qureshi tha se ai ka dalë pozitiv me sëmundjen Covid dhe është vetëkarantinuar.

Disa ligjvënës pakistanezë kontraktuan virusin vdekjeprurës dhe disa prej tyre kanë vdekur./Indeksonline/