16:12 / E Martë, 12 Shtator 2023 / k.v

Ministri i Turizimit të Izraelit viziton parkun arkeologjik “Ulpiana”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me Ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, vizituan sot Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.

Mysafirët nga Izraeli me shumë kënaqësi dhe kureshtje dëgjuan shpjegimet nga arkeologu Milot Berisha, lidhur me historinë e gjurmëve dardane dhe thesaret e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Përveç stafit të ministrave, vizitës iu bashkuan  edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Ministrja Hajdari, dhe Ministri Katz, dje nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për bashkëpunim në fushën e turizmit, në përputhje të respektit reciprok dhe barazisë.