18:14 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri Ismaili mobilizon personelin për furnizim me barna

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së do të kenë furnizim më të mirë me barna dhe me meterail shpenzues.

Që kjo do të ndodhë sa më shpejtë, Ismaili sot pati një takim mobilizues me drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve rajonale si dhe udhëheqësit e Barnatores Qendrore, transmeton Indeksonline.

Ismaili thuhet të ketë kërkuar që të shtohet përgjegjësia dhe bashkëpunimi mes tyre, që të jenë agjentë të ndryshimit të gjendjes në këtë sektor.

Ky është postimi i plotë:

Spitalet Rajonale dhe klinikat e QKUK-së do të kenë furnizim më të mirë me barna dhe me material shpenzues.

Që kjo të ndodhë sa më parë, sot thirra në takim mobilizues drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve rajonale, si dhe udhëheqësit e Barnatores Qëndrore.

Nga ta kërkova që të shtojnë përgjegjësinë dhe bashkëpunimin mes tyre, dhe të jenë agjentë të ndryshimit të gjendjes në këtë sektor.

Ky mandat do të jetë mandat i ndryshimit në shëndetësi dhe unë do të jem aleat dhe mbështetës i të gjithë atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij ndryshimi.